Të gjithë në alarm për uraganin shkatërrues: ‘S’ka mbetur kohë, shpëtoni!’

Rreziku i uraganit ‘Irma’, sa vjen e bëhet edhe më i madh. Stuhitë e forta të erës janë duke goditur ishujt në jug të Floridas. Niveli i ujit vjen gjithnjë e më në rritje përgjatë gjithë brigjeve të Amerikës, ku priten stuhi edhe më të forta.
Rreth 6.3 milion njerëzve u është thënë të evakuohen, por guvernatori i shtetit është shprehur mbrëmjen e së shtunës se tani është shumë vonë për tu larguar. Deri më tani kanë humbur jetën rreth 24 persona, që prej ditës kur uragani goditi ishujt e Karaibeve.
Ajo ç’ka po i tmerron të gjithë, është fakti se ky uragan pritet të forcohet edhe më, duke u shndërruar kështu në një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë.
Autoritetet kanë paralajmëruar për të tjera stuhi të fuqishme mëngjesin e sotëm, në jug të vendit dhe në Miami-n qendror.

Lexo edheKrizë humanitare në Bangladesh, 313.000 myslimanë rohingya ikin nga Myanmari
“Nuk kanë mbetur dhe shumë orë. Stuhitë po afrohen. Nëse nuk shpejtoni tani, s’do të keni më kohë më pas.”- këto kanë qenë fjalët e guvernatorit Rick Scott.
Më mijëra njerëz aktualisht ndodhen pothuajse në kushte të pabanueshme dhe pa energji elektrike.














