Të enjten Shqipëria i dërgon 30 ton perime në Kosovë
BILLI

Lexo edheE rëndë: 6 anëtarë të familjes shqiptare me koronavirus, mes tyre dhe fëmijë

Nga e enjtja, Kosova do të jetë shteti i parë ku do të dërgohet një sasi prej 300 tonë perime nga Myzeqeja që prej fillimi të pandemisë.
Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona. Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i përgjithshëm foli gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnje.
Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit. Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve.

Lexo edheE rëndë: 6 anëtarë të familjes shqiptare me koronavirus, mes tyre dhe fëmijë
Sipas Hajdarit, i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.