Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTë bllokuar prej muajsh në Portin e Durrësit, 9 marinarët nuk marrin...

Të bllokuar prej muajsh në Portin e Durrësit, 9 marinarët nuk marrin dot pasaportat

Të ngjajshme

9 marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në Portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët, sipas tij, janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte.

Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para 9 muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas, shkruan A2.

Operacioni policor çoi në bllokimin e anijes në radë, ndërkohë që 9 pjesëtarë të ekuipazhit, një shtetas egjiptian dhe 8 sirianë, mbetën të bllokuar.

Koha e gjatë e qëndrimit në port ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërsa në vështirësi të mëdha ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri dhe Egjipt.

Policia e Durrësit bëri me dije për A2 CNN se “në lidhje me anijen që është bllokuar para 9 muajve, të gjitha provat materiale dhe pasaportat janë ne Prokurori”.

- Advertisement -

Të Fundit