Tash e tre muaj përndiqej nga një kosovar, Luana Vjollca bën kallëzim penal

Luana Vjollca është ndier e shqetësuar nga përcjellja e fansit.
Është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar me shumë ndjekës në rrjetet e saj sociale, por një prej tyre e ka tejkaluar pëlqimin nëpërmjet ekranit duke e përndjekur këmba këmbës.
Bëhet fjalë për mederatoren Luana Vjollca, e cila për 3 muaj është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallzim penal për përndjekje.
Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve të policisë raporton për ‘BalkanWeb’ se një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Lexo edheMarina Vjollca mahnit me fustanin me lule
Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.
Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar ne zonën e Astirit kur Luana ishte ne makinë menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik ku nderhyu dhe policia.














