Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë në rajon
dp

Lexo edhePas Abdixhikut e Osmanit edhe Kurti me një lloj “hajde folim” me qytetarë

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është fokusuar në situatën e sigurisë në rajon.
“Gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
Në këtë kontekst, komandanti i KFOR-it ka shprehur edhe vlerësimin për rolin e Italisë në kuadër të misionit.

Lexo edhePas Abdixhikut e Osmanit edhe Kurti me një lloj “hajde folim” me qytetarë
“Gjeneralmajor Ulutash shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Italisë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet tutje në njoftim.