Takohen Rama e Vuçiq, flasin për Kosovën (Video)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar në Davos një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Rama dhe Vuçiq diskutuan për çështjet e rëndësishme mes dyja vendeve si dhe dialogun mes Serbisë e Kosovës.
‘Davos – Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës’, thënë Rama.
Vuciq, ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira dhe është shprehur i bindur që këto raporte janë më të theksuara, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, tranmeston Telegrafi.
Lexo edheKryeministri që habiti të pranishmit në Davos me çorapet e tij (Foto)
“Fakti që kemi qëndrime të ndryshme rreth disa çështjeve nuk do të thotë që nuk jemi të vedijshëm që vendet tona kanë rol të rëndësishëm, në ruajtjen e paqes”, ka thënë Vuçiq.
Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik në veçanti për zhvillimin e turizmit, dhe mënyrën që qytetarët e Shqipërisë të vizitojnë Beogradin dhe Serbët të vizitojnë Shqipërinë.














