“Takimi sekret LDK-PDK”, reagon Lushaku: Aktivizim i makinerisë së propagandës të VV-së
dp

Lexo edhe“Takimi sekret”, nga LDK e sqarojnë: Lumiri e Përparimi patën një darkë me ekipin pas përmbylljes së fushatës

Në një postim në Facebook, Lushaku ka thënë se këto lajme janë pjesë e makinerisë propagandistike të Vetëvendosjes, e cila sipas saj është vënë në lëvizje për të krijuar konfuzion, panik dhe mjegull në kulmin e fushatës zgjedhore.
“Pas të gjitha dështimeve që s’mund t’i fshehin më, tani po shpikin ‘lajme sekrete’ për t’i mbuluar me shpifje”, ka shkruar Lushaku.
Deputetja e LDK-së ka sqaruar se takimi i përmendur në media nuk ka qenë sekret, por një takim përmbyllës i fushatës së LDK-së në Prishtinë me ekipin e saj, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë të partisë.

Lexo edhe“Takimi sekret”, nga LDK e sqarojnë: Lumiri e Përparimi patën një darkë me ekipin pas përmbylljes së fushatës