back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeTakim i pazakontë për Haradinajn, ja kush i shkoi sot në zyre...

Takim i pazakontë për Haradinajn, ja kush i shkoi sot në zyre (Foto)

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri Haradinaj  gjatë ditës së sotme ka takuar  nënën dhe dy motrat Mema e Antigona si dhe kunata Suzana.

Kryeministri nuk ka kursyer fjalët më mira për ta përshkruar dashurinë ndaj nënës së tij.

“I jam mirënjohës nanës dhe i përkulem, jo vetëm që më ka sjellë në këtë botë, por mbi të gjitha si nanë e dashur dhe durimtare e dhjetë fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebok.

Ja shkrimi i plotë:

Secili takim me nanën na i freskon kujtimet e fëmijërisë dhe të rritës, na i kujton vuajtjet por edhe ëndrrat dhe gëzimet familjare.
Sot më zbukuruan ditën me vizitën e tyre nana ime, Ruka, dhe motrat Mema e Antigona, si dhe kunata Suzana, që erdhën nga Gllogjani për t’më uruar për përgjegjësitë që kam marrë për ta drejtuar Qeverinë e vendit.
I jam mirënjohës nanës dhe i përkulem, jo vetëm që më ka sjellë në këtë botë, por mbi të gjitha si nanë e dashur dhe durimtare e dhjetë fëmijëve.
Duart e nanës janë vet metafora e jetës, ato na kanë ushqye, përkëdhelë e vënë në gjumë, ato duar na kanë dhënë ngrohtësi, na kanë ngritur lartë, deri në nivele më siperane të jetës!
Prandaj, dashuria individuale për nanën është njëherësh edhe universale dhe më inkurajon që gjithnjë të jem në shërbim të të gjithë njerëzve të Kosovës, pa dallim, i dashur dhe i kujdesshëm për me i dalë në ndihmë secilit njeri që ka halle.
Falemnderit nanë!
RH

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz