back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeFotografia që e riktheu Enver Sekiraqën në burg (Foto)

Fotografia që e riktheu Enver Sekiraqën në burg (Foto)

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Enver Sekiraqa vetëm një ditë pas ndërprerjes së masës së paraburgimit, i akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, është kthyer mbrëmë në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Arsyeja e kthimit është se prokuroria ka vlerësuar se ai ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, e cila i ishte caktuar.

Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi, të shtunën për lajmi.net ka dhënë detaje për shkeljet që ka bërë klienti i saj, Enver Sekiraqa, vetëm një orë pas lirimit, të cilat kanë shtyrë që ai të kthehet në paraburgim.

“Është kthyer në paraburgim sepse prokuroria pretendon se ka shkelë urdhërin e gjykatës, ku i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, sepse ka qenë në vizitë një avokat i tij, që e përfaqëson në një rast tjetër edhe ai ka qenë me nipin. Janë fotografuar në shtëpinë e tij, një orë mas lirimit duke e postuar në Facebook dhe më këtë e ka shkelë masën e arrestit shtëpiak, për arsye se e ka pasur të ndalur të kontaktojë më persona tjerë përveç anëtarëve të familjes”, ka thënë Kelmendi.

Ajo ka treguar se të martën më 24 tetor, do të mbahet një seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit.

Enver Sekiraqa është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Apelit me 30 vjet burg për vrasjen e policit Trium Riza në vitin 2007.

Kjo është fotografia që u bë nga disa familjar të Sekiraqes, natën e lirimit të tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz