BallinaLajme“Tahiri”, reagon BE: Mirëpresim hetimet, por kujdes me prezumimin e pafajësisë

“Tahiri”, reagon BE: Mirëpresim hetimet, por kujdes me prezumimin e pafajësisë

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, që la në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm dhe tashmë ish-deputetin, Saimir Tahiri.

Përmes një deklarate të shkurtër, BE thotë se përshëndet punën e autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri, por kujton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe rëndësinë që ka ai në një shtet të së drejtës.

“Bashkimi Europian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore”, thotë deklarata.

Bashkimi Europian shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që e cilëson si thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjykata vendosi ditën e shtunë arrest shtëpie për Saimir Tahirin, një vendim që ka lënë të pakënaqura të dyja palët, si prokurorinë, ashtu edhe palën mbrojtëse. Avokati i Tahirit kundërshton masën e sigurisë, ndërsa organi hetues kërkon masë sigurie “arrest me burg”./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz