Tahiri për krizën e presidentit: Lojë e demoduar, por ne jemi këtu
dp

Lexo edheTrump anulon dërgimin e emisarëve amerikanë në Pakistan: Ne i kemi letrat në dorë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar situatën aktuale politike si një “lojë të demoduar”, duke ironizuar mënyrën se si po zhvillohen diskutimet dhe pritjet për seancat e radhës, transmeton lajmi.net.
“Duke pritur që ta thërrasin sërish seancën, lojë e demoduar. Por, këtu jemi, se kemi plan me u largu”, ka shkruar ai.
Deklarata e Tahirit vjen në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit po shoqërohet me debate dhe mungesë marrëveshjeje mes partive politike.

Lexo edheTrump anulon dërgimin e emisarëve amerikanë në Pakistan: Ne i kemi letrat në dorë
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre kandidatë për postin e presidentit, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje politike./lajmi.net/