back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeTahiri: Kuvendi nuk është konstituuar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për...

Tahiri: Kuvendi nuk është konstituuar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për vota

Të ngjajshme

Sa dëshmitarë kanë mbetur para 90 ditëshit të shqyrtimeve të gjyqtarëve?

Mediumi ndërkombëtar JusticeInfo.net ka raportuar për dëshminë e ish-zyrtarit...

Nisi jetën bashkëshortore në Zvicër, Engjit i shkon kunata në vizitë

Dy muaj pas dasmës madhështore, Engji mori një vendim...

​Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kryesoe rifillojnë rritjen e ngadaltë

Analistët i thanë CoinDesk në fillim të kësaj jave...

Ekskluzive: Arta Bajrami zbulon planet e reja, duete e hite ndërkombëtare

Arta Bajrami është këngëtare shqiptare nga Kosova e zhanrit...

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe pozicionimin politik të presidentes Vjosa Osmani.

Në emisionin “Mesditë” në televizionin Tëvë1, Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulim dhe përdorim politik të procesit parlamentar.

Sipas Edita Tahirit, procesi i konstituimit të Kuvendit është zhvilluar në mënyrë të paligjshme, dhe pas gjithë kësaj qëndron ndërhyrja politike e kryeministrit.

“Parlamenti nuk është i konstituuar sepse nuk ekziston baza ligjore. Por duke luajtur me Listën Serbe dhe duke dalë ky kryeparlamentari i ri me deklarata se është konstituuar, është vetëm një përpjekje për të justifikuar diçka që nuk është ligjore,” tha Tahiri.

Ajo shtoi se qëllimi i kësaj lëvizjeje është i qartë:

“Unë besoj që ishte manipulim i Kurtit. Ai e diktoi Bashën, sepse kemi hyrë në zgjedhjet lokale dhe karta më e fortë për të është ajo nacionaliste.”

Në pjesën tjetër të intervistës, Edita Tahiri u ndal edhe te deklaratat e fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila pati komentuar deklarimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për “ngecje politike” në Kosovë.

Tahiri vlerëson se Osmani ka ndryshuar pozicionet e saj dhe aktualisht është në një aleancë të hapur me Albin Kurtin, për interesa personale politike.

“Kjo, njëherë u ngrit kundër Gjykatës Kushtetuese. Pastaj u bë një me Albin Kurtin. Tani po kërkon ndihmë prej tij,” u shpreh Tahiri.

Sipas saj, afrimi i Osmanit me Kurtin është i motivuar nga fundi i afërt i mandatit të saj presidencial.

“Meqenëse Osmani është duke iu afruar fundit të mandatit, është afruar me Kurtin dhe i ka kërkuar vota. Edhe ai ia ka premtuar. Tani presidentja është kthyer në një figurë që del hapur pro Kurtit,” përfundoi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz