Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është duke u intervistuar për të dytën herë nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.
Avokati kosovar, Urim Vokshi, i cili përfaqëson kompaninë e orës zvicrane “Richard Mille” në një prononcim për IndeksOnline ka bërë të ditur se do të bëhet verifikimi i orës nëse është origjinal apo jo.
“Kemi me i marë disa informacione nga Dogana e Kosovës për t’ia përcjell te klienti, për me u bo verifikimi nëse është origjinal apo jo. Nuk e dimë se për çfarë dyshon Dogana, por prodecura që ne e zhvillojmë si avokat të kompanisë së orës është që ne i japim informatat për orën tek kilenti, ata e bëjnë indentifikimin nëse është origjinal apo jo”, është shprehur Vokshi.
Avokati njoftoi se sot gjatë ditës do të bëhet verifimi, ndërsa shtojë së ky proces do të marë kohë.
“Sot gjatë ditës po presim që me u bo verifikimi, normalisht kjo merë kohë si proces sepse vyn konfirmimi direkt prej kompanisë së orve. Sot do të merren informatat e para me orën për t’ia përcjell kompanisë”, ka thënë Vokshi për IndeksOnline.
Ndërkohë, Dogana ka kërkuar shpjegime për burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit.
Në rrjetet sociale të martën, reperi ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.
Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove./IndeksOnline/