BallinaLajmeTahiri: Kur e rrëzuan Mustafën, opozita kishte rreth 44 nënshkrime

Tahiri: Kur e rrëzuan Mustafën, opozita kishte rreth 44 nënshkrime

Të ngjajshme

Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Haxhiu bën homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Prof. Dr. Halil Krasniqi – kirurgu që shëron me bisturi dhe me fjalë

Në jetën publike shqiptare rrallë hasen personalitete që arrijnë...

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Analisti e njohësi i zhvillimeve politike, Ramush Tahiri, ka thënë se sistemi zgjedhor në Kosovë nuk përfaqëson demokracinë e vërtetë.

Tahiri ka thënë se është shumë keq që një qytetar ka të drejtë të votojë pesë kandidatë.

Sipas tij, nëse një kandidat nuk merr mbështetje në komunën e vet, kalon në ndonjë komunë tjetër, pasi ajo është dëshira e liderit.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë në RTV Dukagjini se nuk ka zgjedhje para shtatorit pasi deputetët dëshirojnë t’i bëjnë dy vite nga fillimi i mandatit për të përfituar benificionet e plota.

Ai ka thënë se opozita mund të bëjë më shumë se 61 vota për mocion mosbesimi, por të vlefshme për rrëzimin e qeverisë janë vetëm votat në Kuvend.

Politologu ka thënë se votimi në Kuvend është individual dhe askujt nuk duhet t’i interesojë nëse votojnë serbët apo dikush tjetër, përcjell Telegrafi.

“Kur e rrëzuan herën e kaluar Isa Mustafën, opozita kishte rreth 44 nënshkrime. Çka ndodhi më pas. Vetëm LDK-ja votoi kundër rrëzimit të Qeverisë, të gjithë tjerët u bën bashkë. Kjo u përjetua një tradhti, mirëpo kjo është politika”.

“… Tash unë i besoj opozitës se po duan të rrëzojnë Qeverinë dhe që ka alternativë nëse fillon iniciativën. Çfarë dëmi ka nëse dështon iniciativa. Le të dërgojnë iniciativën me 40 deputetë dhe ta shikojnë a po votojnë individualisht Milaim Zeka, apo dikush tjetër… Nëse dështon iniciativa humbet mundësia për të provuar rrëzimin e qeverisë për tre muaj. Asgjë nuk janë. Ne humbëm një vit prej se kur ka filluar kjo iniciativë”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz