BallinaLajmeNdërron jetë atdhetari Beqir Berisha

Ndërron jetë atdhetari Beqir Berisha

Të ngjajshme

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore

Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën...

Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja për në Shqipëri,...

Ka vdekur nga një sëmundje e rëndë në moshën 91-vjeçare atdhetari dhe i burgosuri politik, Beqir Berisha, babai i përfaqësuesit politik të UÇK-së për mërgatën Bardhyl Mahmuti.

I lindur më 11 shkurt 1935, ai ishte këshilltar i arsimit për Tetovë dhe Gostivar dhe profesor i filozofisë dhe sociologjisë në gjimnazin e Tetovës. Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1968 dënohet me 1 vit burgim. Pas vuajtjes së dënimit shpërngulet në Prishtinë ku ka punuar si gazetar i gazetës arsimore “Shkëndija”.

Po ashtu ai ka shkruar 16 vepra nga fusha e filozofisë, pedagogjisë dhe politologjisë. Shtëpia e tij ka qenë strehë për ilegalet dhe shume mbledhje e organizime për çlirim janë mbajtur në banesën e tij.

Mahmuti ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Tetovë në ora 13:30, por ai u ka apeluar bashkëveprimtarëve (ish-pjesëtarëve të UÇK’së), që të mos udhëtojnë drejt RMV-së për ceremoninë e varrimit për shkak të telasheve që mund t’u dalin në kufi me autoritetet maqedonase.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz