BallinaSportAdemi: 10 vjet në UEFA dhe FIFA, një nga momentet më historike...

Ademi: 10 vjet në UEFA dhe FIFA, një nga momentet më historike për futbollin e Kosovës

Të ngjajshme

Çka ndodhi në 24 prët e fundit në Kosovë?

1 mijë e 888 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me...

Ndërron jetë, veterani i UÇK-së, Xhemë Rexhepi

Ka ndërruar jetë, Xhemë Rexhepi vetaran i Ushtrisë Çlirimtare...

Arrestohen dy persona në Prishtinë dhe Suharekë për mashtrim online dhe krime kompjuterike

Në Prishtinë dhe Suharekë janë arrestuar dy persona nën...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Agim Ademi, ka vlerësuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA si një nga momentet më historike për vendin dhe futbollin kosovar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai ka theksuar se muaji maj përfaqëson një jubile të dyfishtë historik, duke kujtuar pranimin e Kosovës në UEFA më 3 maj 2016 në Kongresin e Budapestit, si dhe anëtarësimin në FIFA më 13 maj të po atij viti në Meksikë.

Sipas tij, këto dy data shënuan fundin e një periudhe izolimi dhe hapjen e një kapitulli të ri për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

“Ky jubile përbën gur-themelin e historisë moderne të futbollit tonë dhe një kapitull të rëndësishëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës”, ka theksuar Ademi.

Ai ka vënë në pah progresin e madh të arritur gjatë kësaj dekade, duke përmendur ngritjen e Kosovës nga pozita e 190-të në renditjen e FIFA-s në vendin e 78-të aktualisht, si dëshmi e zhvillimit të shpejtë të futbollit kosovar.

Ademi ka rikujtuar edhe sukseset e Kombëtares, përfshirë ngritjen në Ligën B të UEFA Nations League dhe paraqitjet në kualifikimet për Botërorin 2026, ku Kosova siguroi “play-off”-in në një grup shumë konkurrues.

Ai ka përmendur gjithashtu ndeshjet ndaj Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë, si dhe fitoren historike ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale.

Sipas tij, edhe pse finalja ndaj Turqisë nuk përfundoi sipas dëshirës, rrugëtimi i deritanishëm jep besim të madh se kualifikimi në Euro 2028 është një objektiv real dhe i arritshëm.

Kreu i FFK-së ka theksuar se progresi nuk është kufizuar vetëm te Kombëtarja A, por përfshin edhe ekipet tjera përfaqësuese, futsallin, futbollin e femrave dhe klubet kosovare në garat evropiane.

Në planin infrastrukturor, ai ka veçuar investimet e realizuara përmes programeve “UEFA HatTrick” dhe “FIFA Forward”, si dhe projektet e rëndësishme si selia e re e FFK-së, stadiumi “Fadil Vokrri” dhe Kampi Nacional në Hajvali. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz