BallinaLajmeTahiri: Fëmijët janë e ardhmja më e çmuar e Kosovës, investimi në...

Tahiri: Fëmijët janë e ardhmja më e çmuar e Kosovës, investimi në arsim është investim në zhvillim dhe paqe

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

Kandidati për deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar rëndësinë jetike të arsimit, duke e cilësuar atë si themelin kryesor për të ardhmen e Kosovës.

Tahiri përmes një video mesazhi në Facebook u shpreh se fëmijët janë pasuria më e çmuar e vendit dhe se pikërisht në bankat shkollore sot po formohet brezi që nesër do ta udhëheqë Kosovën.

Ai theksoi se çdo fëmijë meriton arsim cilësor, mësues të përkushtuar dhe kushte të sigurta për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

“Shkolla nuk është vetëm një ndërtesë, por është shpresë, dije dhe mundësi për një jetë më të mirë”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, investimi në arsim është investim i drejtpërdrejtë në paqe, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Ai bëri thirrje për angazhim të përbashkët në ndërtimin e një Kosove ku fëmijët jo vetëm që ëndërrojnë, por edhe ia dalin të realizojnë ëndrrat e tyre.

“Bashkë përpara, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e vendit tonë”, përfundoi Tahiri. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz