Tahiri e Shala takojnë Ali Ahmetin në Tetovë
dp

Lexo edheTakimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Tetovë ka takuar liderin shqiptar, Ali Ahmeti.
Tahiri ka thënë se me Ahmetin kanë diskutuar për aktualitetin politik, të kaluarën dhe sfidat për të ardhmen, duke vënë theksin te uniteti, përgjegjësia dhe vizioni.
“E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon”, ka shkruar Tahiri.

Lexo edheTakimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit
Ai gjithashtu ka shprehur besimin se së shpejti do të vijë dita e kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin që, sipas tij, u takojnë.
“Disa momente i shkruajnë njerëzit. Disa momente i pret një komb i tërë”, ka përfunduar Tahiri.