back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaSportTahir Batatina pas akuzave se Prokuroria ka nisur hetimet: Stop shantazheve ndaj...

Tahir Batatina pas akuzave se Prokuroria ka nisur hetimet: Stop shantazheve ndaj KF Llapi, dikush duhet të mbajë përgjegjësi!

Të ngjajshme

Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreinit e Abu Dabit goditet dhe Doha

Shpërthime dhe sirenat janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e...

Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran

Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të...

Gjermania u informua paraprakisht për sulmet ushtarake ndaj Iranit

Gjermania u informua paraprakisht për sulmet ushtarake të Izraelit...

Kryeministri libanez paralajmëron se nuk do të lejojnë të tërhiqen në luftë

Kryeministri libanez Nawaf Salam ka thënë se nuk do...

Të premten është raportuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policia e Kosovës ka pranuar informata lidhur me dyshimet për kurdisje të ndeshjes Llapi – Drita.

IndeksOnline ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se nuk kanë marrë asnjë informacion nga Policia apo Prokuroria rreth kësaj çeshtje.

“Ne nuk kemi marrë asgjë dhe, si gjithmonë, për çdo gjë që kërkohet jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.”, ka deklaruar ai.

Dyshimet për kurdisjen e ndeshjes, vijnë pas reagimeve të shumta në opinionin publik në studiot televizive dhe rrjetet sociale, derisa Batatina thotë se dikush po përpiqet të prish imazhin e klubit me shantazhe dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi dhe të marr dënimin e merituar për përhapjen e dezinformatave.

”Por edhe për këtë çështje duhet të mbajë përgjegjësi dikush për prishjen e imazhit të klubeve tona çdo vit, ku pa asnjë fakt shantazhohen klubet tona nga individë nëpër studio televizive, për të marr një meditje. Kësaj duhet t’i thuhet stop njëherë e përgjithmonë, duke marrë dënimin e merituar ata që përhapin dezinformata të pabazuara.”, ka deklaruar Tahir Batatina për IndeksOnline.

Kujtojmë se ndeshja Llapi – Drita e cila u zhvillua fundjavën e kaluar, përfundoi me fitoren 2-0 të skuadrës nga Gjilani./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz