Szunyog i reagon KPK-së për votimin e Isufajt: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer
BILLI

Lexo edheGanimete Musliu e quan servile deklaratën e Bashës “Kurti ma i madhi i shqiptarisë”

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i indinjuar me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.
“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime”, është shprehur Szunyog, transmeton KlanKosova.tv.
“Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, ka shtuar ai.

Lexo edheGanimete Musliu e quan servile deklaratën e Bashës “Kurti ma i madhi i shqiptarisë”