BallinaSportSzczesny dhe Lewa me paketë cigaresh në dorë, mbi autobusin e triumfit...

Szczesny dhe Lewa me paketë cigaresh në dorë, mbi autobusin e triumfit në rrugët e Barcelonës

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, ka bërë sërish të qeshë botën e futbollit.

Polaku, i njohur gjerësisht me nofkën “El Fumador” (Tymuesi) ishte shenjestra e një shakaje të tifozëve, të cilët i hodhën një paketë nga rrugët ku qëndronin për të përshëndetur ekipin, ndërkohë që ai ishte në pozicion.

Szczesny, besnik ndaj reputacionit të tij, nuk u turbullua aspak, i kapi me të njëjtën qetësi që kap topat e kundërshtarëve.

Portieri 37-vjeçar ka ndërtuar me vite një imazh unik në futbollin botëror ai është ndoshta sportisti i vetëm aktiv që flet hapur dhe pa komplekse për zakonin e tij ndaj duhanit.

Tifozët e Barcelonës e kanë bërë traditë të këndojnë “Szczesny fumador” gjatë ndeshjeve, pikërisht si shenjë respekti për ndershmërinë e tij.

Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico dhe sigurimit të titullit në La Liga, Szczesny bashkë me shokët e ekipit, dolën në rrugë për t’u përshëndetur me tifozët, të cilët menjëherë i kënduan “Szczesny fumador”, një moment që u bë viral menjëherë.

Edhe gjatë paradës me autobusin e hapur për festimin e titullit, portieri u pa i relaksuar duke pirë vape, duke vërtetuar edhe njëherë se nofka “Fumador” i ka mbetur mirë.

Szczesny vazhdon të jetë portieri kryesor i Barcelonës brenda fushës i paluhatshëm, jashtë saj gjithmonë me surpriza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz