BallinaSportDebutim historik për Kosovën në arenën botërore të xhudos për sportistët e...

Debutim historik për Kosovën në arenën botërore të xhudos për sportistët e verbër

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Kosova ka shënuar një moment historik në sportin paralimpik, duke u përfaqësuar për herë të parë në një nga garat më prestigjioze të xhudos për sportistët e verbër, IBSA Judo Grand Prix, që po mbahet në Astana.

Flamurin e Kosovës në këtë kompeticion ndërkombëtar po e përfaqëson xhudisti Ardian Sopa, duke shënuar debutimin historik të vendit në arenën botërore të xhudos paralimpike.

Komiteti Paralimpik i Kosovës e ka cilësuar këtë pjesëmarrje si një arritje të madhe për sportin kosovar dhe një hap të rëndësishëm drejt promovimit dhe fuqizimit të sportistëve paralimpikë.

Në Astana, Sopa po shoqërohet nga trajneri i tij, Anton Cena, i cili prej vitesh është angazhuar në zhvillimin profesional të xhudistit kosovar.

Pjesëmarrja në IBSA Judo Grand Prix po konsiderohet jo vetëm sukses sportiv, por edhe një prezantim i rëndësishëm i Kosovës në skenën ndërkombëtare paralimpike. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz