Sylejman Selimi flet për fotografinë e Ibrahim Rugovës në shtëpinë e Rexhep Selimit

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për raportet që ushtarët e UÇK-së nga Drenica kanë pasur me Ibrahim Rugovën.
Selimi ka thënë se Sabit Geci mund të flasë për vete nëse “nuk e ka dashur Ibrahim Rugovën”.
“Varet prej tij sa e ka dashur Ibrahim Rugovën. Nuk më ka interesuar e as që më intereson sa e ka dashur Sabit Geci Ibrahim Rugovën.
Ne duhet të jemi realist sa e kemi ndjerë në shpirt dhe sa e kemi përjetuar vet…Unë kam treguar një realitet dhe po e tregoj një realitet”.
“…Në vitin ’91 kur është plagosur axha im, ka qenë kryetar i LDK-së. Tash pse ka qenë kryetar i LDK-së…Unë e kam pasur fotografinë e Ibrahim Rugovës në shtëpi.
Baba i Rexhep Selimit e ka mbajtur fotografinë e Rugovës deri në vitin 1997, përkundër që Rexha ka qenë kategorikë që të mos e mbajnë”, tha ai.

Lexo edheFotoja e Bleona Matës si adoleshente, ja si qan vëllai për motrën dhe apeli që bën (VIDEO)
Sylejman Selimi thotë se ai vetë nuk ka pasur ndonjë urrejtje ndaj Rugovës por ka vepruar ndryshe nga familja e Rexhep Selimit.
“Ne duhet të jemi realist…Unë nga viti 1994 nuk e kam mbajtur më [në shtëpi] fotografinë e Ibrahim Rugovës, jo për ndonjë arsye që e kam urrejtur, por kanë qenë rrethanat.
Axha im [babai i Rexhep Selimit] e ka mbajtur deri në vitin 1997…Kjo nuk do të thotë asgjë absolutisht”, ka thënë ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/















