back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë lirim me kusht

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë lirim me kusht

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut. Dy ish-luftëtarët e UÇK-së kanë dorëzuar kërkesën e tyre për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht. Kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëherësh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë të lirohen me kusht.

Kërkesa e tyre për lirim me kusht tashmë është në duar të Panelit për Lirim me Kusht, i cili pritet që brenda javës së ardhshme të shqyrtojë dhe të vendosë rreth këtyre kërkesave.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka bërë të ditur koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku. Duraku i  ka thënë “Zërit” se kërkesa e ish-komandant Sylejman Selimit për lirim me kusht do të shqyrtohet javën e ardhshme nga ana e Panelit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz