back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSyla me lot në sy: Qeveria e shkarkoi vëllain tim një ditë...

Syla me lot në sy: Qeveria e shkarkoi vëllain tim një ditë para grevës, ai ishte luftëtarë i UÇK‘së

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka treguar se një ditë para grevës së organizuar nga kjo Federatë, Qeveria e Kosovës i ka shkarkuar vëllain nga pozita e kryeinspektorit.

Syla nuk ka arritur të përmbajë veten derisa ka folur për vëllezërit e tij, njëri prej të cilëve është dëshmorë, e tjetri ka qenë pjesë e UÇK’së.

“Vëllai im është shkarkuar. Vëllai im ka qenë kryeinspektor, ai e ka pas mandatin e vazhduar në shkurt, para se me ardh qeveria. 7 muaj e ka ushtruar këtë detyrë, pak ka tingëllu si shantazhuese dhe kërcënuese sepse kanë pritur 7 muaj, që një ditë para grevës ta shkarkojnë. Mbrëmë në mbledhjen e qeverisë është shkarkuar”, ka thënë ai në Frontal.
Syla në është shprehur se ka qenë e rëndë për ta si familje shkarkimi i vëllait të tij.

“Ne kemi qenë tre vllezër, dy kemi studiuar jashtë, babën tim e kanë qit prej punës serbët në vitet e 90’ta dhe atëherë me mund e me gjak me nënën rrobaqepëse na ka shkolluar të treve. Një është dëshmor. Luli që e kanë shkarkuar është luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e rëndë për një familje, aq më pak për një ish-luftëtar, inxhinier i treguar e i suksesshmë”, ka shtuar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz