BallinaLajmeSveçla takohet me Kosnett, e njofton me masat që ka marrë për...

Sveçla takohet me Kosnett, e njofton me masat që ka marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett.

Sveçla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së.

“Kërkova që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Personalisht e njoftova ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19”.

“Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se kam marrë pozitën e u.d. ministrit. Gjithashtu e njoftova ambasadorin Kosnett se në kuadër të kompetencave të mija, kam marrë vendim dhe kam aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë. Z. Kosnett shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar nga policia e Kosovës dhe reaguesit e tjerë të parë në trajtimin e pandemisë që ka përfshirë Kosovën, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje, me qëllim të zhvillimit të Republikës të Kosovës”.
“Gjatë kësaj vizite ambasadori Kosnett ka vizituar edhe Qendrën Operative të grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), si dhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit te Kufijve (QKMK), të cilat gjenden në objektin e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në këtë postim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz