Sveçla me informatë të fundit nga Kroacia: Disa pasagjerë do të nisen për Kosovë, disa do të kthehen në Gjermani
BILLI

Lexo edheMes lotësh flet babai i 37 vjeçares që vdiq në Kroaci: Fëmijët pyesin ku është mami

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla ka thënë nga Kroacia se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të përfshirët në aksidentin fatal të së dielës.
Ai njoftoi se disa prej udhëtarëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa do të ktheheshin në Gjermani.
Se kur trupat e viktimave të aksidentit do të kthehen, Sveçla kujtoi se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

Lexo edheMes lotësh flet babai i 37 vjeçares që vdiq në Kroaci: Fëmijët pyesin ku është mami
“Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, tha ai njofton Klankosova.tv.