back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSveçla: Drejtësia për vrasjen e Afrim Bunjakut dhe për organizimin e gjithë...

Sveçla: Drejtësia për vrasjen e Afrim Bunjakut dhe për organizimin e gjithë sulmit terrorist është e domosdoshme

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në Facebook për sulmin terrorist në Banjskë, dy vite më parë, sulm ky për të cilin ka thënë Sveçla se ishte më i madhi terrorist që nga paslufta, i organizuar dhe mbështetur në çdo formë nga Serbia për të aneksuar veriun.

Ai ka thënë se ky ishte plani i errët i 24 shtatorit, që ka shpërfaqur dhe dështuar rreshterin Afrim Bunjakun.

“Ky akt e lartëson Hero Afrimin. E bën atë të paharrueshëm mes nesh dhe udhërrëfyes në rrugën që kemi përpara. Me moral të lartë, guxim e profesionalizëm zyrtarët tanë policor dolën fitimtarë përballë një plani e një artilerie të tërë të Serbisë. U jam mirënjohës për këtë dhe për shërbimin e përditshëm në mbrojtje të Republikës sonë e qytetarëve tanë. Me krenari kujtojmë sot Hero Afrim Bunjakun, për shërbimin e pareshtur e shembullor të tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe nderojmë sakrificën e tij sublime të tij për tokën tonë, tërësinë e Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se drejtësia për vrasjen e tij ashtu si edhe për organizimin e gjithë sulmit terrorist është e domosdoshme.

“Kjo jo vetëm për të lehtësuar dhimbjen tonë kolektive por edhe si garancë që akte të tilla të mos përsëriten më asnjëherë. Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë pjesëtarëve të rënë në krye të detyrës! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të Fundit

Sport

ShowBiz