BallinaLajmeSuspendohet Komandanti i Policisë në Gjakovë dhe 5 zyrtarë tjerë – Flet...

Suspendohet Komandanti i Policisë në Gjakovë dhe 5 zyrtarë tjerë – Flet vetë Kristë Gjokaj

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së sotme ka suspenduar 6 zyrtarë të Policisë në Gjakovë ku në mesin e tyre është edhe Kristë Gjokaj komandant i policisë së kësaj komune, shkruan Gazeta Blic.

Këtë për Gazetën Blic e ka bërë të ditur edhe Zëdhënësi për Informim në PK-së, Baki Kelani i cili ka thënë se ndaj 6 të dyshuarve janë duke u kryer hetime.

“Bazuar në rekomandimin e inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policor nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit të IPK-së, pasi ndaj të njëjtëve janë duke u kryer hetime”, tha ai.

Gazeta Blic ka biseduar edhe me Kristë Gjokaj, mirëpo ai nuk ka dashur të jap detaje lidhur me këtë.

“Nuk po dua të flas lidhur me këtë. Le të flasin zëdhënësitë e Policisë së Kosovës”, tha shkurt ai./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz