BallinaLajmeKuleta e dytë plot para e humbur gjatë javës, shtetasja turke mahnitet...

Kuleta e dytë plot para e humbur gjatë javës, shtetasja turke mahnitet me veprimin e kosovarit

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Zyra për informim e Komunës së Prizrenit ka njoftuar për një akt human të një qytetari të kësaj komune. Sipas njoftimit, ai ka gjetur një kuletë me para, të cilën menjëherë e ka dorëzuar në stacionin e  policisë, shkruan Reporteri.net.

“Me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ia ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se dy ditë më parë, një mërgimtari nga Kosova i kishte humbur kuleta së bashku me disa dokumente personale si dhe para. Brenda pak orësh, ajo i është kthyer mbrapsht nga një qytetar që e kishte gjetur. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz