Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte
dp

Lexo edheBashkimi zhvillon superduelin ndaj Trepçës, këto janë ndeshjet në Procredit Superliga

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë.
Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë.
Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës, ku fituan ‘Xehetarët’.
Në elitën e basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi.

Lexo edheBashkimi zhvillon superduelin ndaj Trepçës, këto janë ndeshjet në Procredit Superliga
Kjo sfidë pritet të jetë interesante para “Play-off”-it, që këtë edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm.
Të dielën do të ndeshen GO+ Peja me Borën. Pejanët kanë dhjetë fitore e 13 humbje, derisa prishtinasit 12 fitore e 11 humbje.
Kampionati po hyn në fazën e fundit, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe skuadra po luftojnë në maksimum për synimet që i kanë.