Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore minimale 1:0 por të vlefshme ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mukiele në minutën e 61’të, shkruan Indeksonline

Sunderlandi ia shkaktoi humbjen trajnerit De Zerbi, qysh në debutim te Spurs dhe tani kjo e fundit futet në “fund të pusit”.
Tottenham ka grumbulluar vetëm 30 pikë dhe gjendet në pozitën e 18-të. Kurse Sunderland me fitore shkon në kuotën e 46 pikëve në pozitën e 10-të – vetëm dy më pak se vendi i 6-të, Chelsea (48)./Indeksonline/