Sulmuan dy persona dhe i futën me forcë në veturë, arrestohen tre të dyshuar në Suharekë
dp

Lexo edheMbi 1800 gjoba trafiku dhe 22 të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 29 prill në fshatin Duhël të Suharekës, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është realizuar të shtunën, shhkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar se pas sulmit, viktimat ishin dërguar në një kafiteri pa dëshirën e tyre. Gjatë kontrolleve në tri lokacione të lidhura me të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Lexo edheMbi 1800 gjoba trafiku dhe 22 të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë
Njoftimi i plotë:
Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike. /Lajmi.net/