BallinaLajmeLajmet e FunditSulmi i Serbisë që u ndalua nga SHBA-të, Matoshi: Kurti nuk ka...

Sulmi i Serbisë që u ndalua nga SHBA-të, Matoshi: Kurti nuk ka asnjë kanal komunikimi me administratën Trump – Osmani u informua nga dora e parë në Washington

Analisti Halil Matoshi, në një prononcim për lajmi.net, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se e kishte ndalur një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.

Këtë deklaratë e konfirmoi edhe presidentja Vjosa Osmani, ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se nuk kishte pasur informacion për një rrezik të tillë.

“Edhe Presidentja Vjosa Osmani e ka ditë se zotimet e Washington-it ishin shumë të volitshme, por atëbotë ishte duke e rrënuar sistemin e konsoliduar për dy dekada me mund e flijime, bashkë me Albin Kurtin dhe e cilësonte marrëveshjen si fatale për Kosovën!? Porse, mirë që u kfjell dhe po e pranon si të mirë për vendin, paçka se ka vjellë vrer kundër Qeverisë Hoti!?” ka thënë Matoshi për lajmi.net.

Ai ka theksuar se Presidentja dhe Kryeministri marrin të njëjtat informacione nga inteligjenca kosovare, por dallimi qëndron në qasjen e tyre ndaj SHBA-së.

“Presidentja dhe Kryeministri marrin të njëjtat informacione nga inteligjenca kosovare, porse zonja Osmani u informua nga dora e parë në Washington, kurse zoti Kurti nuk ka asnjë kanal komunikimi me administratën Trump.”, tha ai.

Sipas tij, një kryeministër që nuk ka komunikim me Shtëpinë e Bardhë nuk mund të ushtrojë funksionin e tij në mënyrë të plotë: “E një kryeministër kosovar që nuk ka komunikim me Shtëpinë e Bardhë, ai nuk mundet me i kry detyrat kushtetuese, ngase amerikanët me i ruajt kufijtë e Kosovës e Kurti me shitë nacionalizëm të lirë, kjo veç nga populli i Kosovës tolerohet!”/lajmi.net/

- Advertisement -