Sulm vetëvrasës në Irak, raportohet për dhjetëra të vrarë
03

Lexo edheImazhi që po bën xhiron e botës: Motra medicionale hebreje i jep gji një palestinezi të vogël, nëna e të cilit është lënduar në një aksident trafiku (Foto)

Së paku 20 persona janë vrarë sot dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në qytetin Musajib në Irak, kanë thënë zyrtarë të sigurisë dhe ata mjekësorë.
Sulmuesi e ka aktivizuar jelekun me eksploziv në një treg në qendër të këtij qyteti, që ndodhet në jug të kryeqytetit Bagdad, ka njoftuar policia lokale.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.
Të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, forcat e Irakut janë në ofensivë për t’i përzënë militantët e Shtetit Islamik nga Mosuli, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Irak.
Lexo edheImazhi që po bën xhiron e botës: Motra medicionale hebreje i jep gji një palestinezi të vogël, nëna e të cilit është lënduar në një aksident trafiku (Foto)
Pjesa lindore e këtij qyteti është shpallur e çliruar në muajin janar të këtij viti, ndërsa menjëherë pas këtij zhvillimi, ka filluar operacioni për pjesën perëndimore.
Këto dy pjesë të qytetit ndahen nga lumi Tigër. /rel/