Imazhi që po bën xhiron e botës: Motra medicionale hebreje i jep gji një palestinezi të vogël, nëna e të cilit është lënduar në një aksident trafiku (Foto)
BILLI
Lexo edheMinistri i ri i Financave në këmbë shkon në punë (VIDEO)
Një motër medicinale hebreje ka fituar zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën me një fotografi të postuar në internet, ku ajo shihet duke i dhënë gji një djaloshi palestinez, nëna e të cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku.
Në fotografinë e shumëpërfolur shihet Ula Ostroëski-Zak duke mbajtur në duar vogëlushin, babai i të cilët ka mbetur i vdekur në vend në Ein Kerem në pjesën qendrore të Izraelit, transmeton Telegrafi.


Lexo edheMinistri i ri i Financave në këmbë shkon në punë (VIDEO)
Ajo është munduar për më shumë se shtatë orë që ta bind vogëlushin Yaman Abu Ramila që ta pi qumështin nga shishja e xhamit, ku pasi u lodh nga këto tentime të dështuara vendosi ta ushqej me gjirin e saj.
“Halla e tij është habitur se si një hebreje është pajtuar që t’i japë gji, por unë i thash se çdo nënë do ta bënte një gjë të tillë. E kam ushqyer rreth pesë herë, më pas halla e tij më ka përqafuar dhe falënderuar. Ishin të gjithë të habitur me veprimin tim”, ka deklaruar motra medicionale. /Telegrafi/