back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaBotëSulm terrorist në Nju Jork, 8 të vrarë

Sulm terrorist në Nju Jork, 8 të vrarë

Të ngjajshme

Vodhi një arkë me para, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë...

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin...

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...
- Advertisement -

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se tetë njerëz janë vrarë kur një kamion ka goditur kalimtarët në një zonë çiklistësh në lagjen Menhatën.

- Advertisement -

Policia tha më herët se disa njerëz janë plagosur në incidentin e së martës, të cilin de Blasio e quajti “akt të frikshëm terrorist”.

“E dimë se ky veprim ka pasur qëllim të thyejë shpirtin tonë. Por, e dimë po ashtu se njujorkezët janë të fortë dhe ne nuk do të thyhemi kurrë nga një akt i dhunës”, tha de Blasio.

Njëmbëdhjetë njerëz kanë plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën, thanë shërbimet emergjente.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e përshkroi incidentin si sulm të një “ujku të vetmuar” dhe tha se nuk ka prova që sugjerojnë se ai mund të jetë pjesë e “një komploti më të gjerë ose skeme më të gjerë”.

Departamenti i Policisë në Nju Jork tha se kamioni ka goditur çiklistët dhe kalimtarët, përpara se të godiste një automjet tjetër, dhe se më pas shoferi ka dalë jashtë me “kopje armësh”.

I dyshuari është qëlluar nga policia dhe është dërguar në paraburgim.

“Në Nju Jork, duket si një sulm tjetër nga një person shumë i sëmurë dhe i çrregulluar”, tha presidenti Donald Trump në Twitter.​

Media amerikane e ka identifikuar të dyshuarin si Sayfullo Saipov, imigrant i cili ka shkuar në SHBA në vitin 2010.​

Raportohet se Saipov, 27 vjeç, me prejardhje nga Uzbekistani, gjatë sulmit ka thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh).​

Në një tjetër postim në Twitter, presidenti Trump shkroi:

“Nuk duhet t’i lejojmë ISIS-it të kthehet ose të hyjë në vendin tonë, pasi është mposhtur në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Mjaft”.

Sulmi ka ndodhur vetëm disa blloqe larg ndërtesës Ground Zero, vendit që të gjithë njujorkezëve u kujton sulmet e 11 shtatorit, 2001. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz