Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht anëtaren e ngushtë të familjes, vajzë e mitur.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Sulm Seksual”.
“Më datë 7 prill 2025 në Stacionin Policor në Gjakovë, janë paraqitur një nënë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual, ku si i dyshuar është një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes”, tha Krasniqi.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /IndeksOnline/