Sulm në kampusin universitar, raportohet për të vdekur dhe të plagosur
03

Lexo edheKryediplomati amerikan turne vizitash në Evropë

Së paku 11 persona, shumica studentë, kanë humbur jetën gjatë sulmit të kryer në kampusin studentor në Fakultetin e Bujqësisë në Peshawar të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se katër sulmues, duke u fshehur nën burka, hynë në kompleksin e Universitetit, duke hapur zjarr, ndërsa 37 persona u plagosën.
Përleshja mes sulmuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes, zgjati rreth dy orë. Janë neutralizuar të gjithë sulmuesit. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët pakistanez.

Lexo edheKryediplomati amerikan turne vizitash në Evropë