BallinaBotëSulm me thikë në Angli, tre persona në gjendje të rëndë

Sulm me thikë në Angli, tre persona në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes...

Sot ditëlindja e një nga politikaneve më joshëse në Evropë

Ish-presidentja kroate arriti të tërheqë sërish vëmendjen me zgjedhjet...

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Albulena Haxhiu takohet me kryetarin e KQZ-së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes...

Policia në Angli ka nisur një hetim, pasi tre persona kanë mbetur të plagosur në një shtëpi në Wolverhampton . Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Në momentin që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur dy burra të plagosur në rrugë, ndërsa tjetrin në kopshtin e shtëpisë. “Independet” shkruan se personat e plagosur janë të moshës, 27, 31 dhe 36 vjeç, dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka rrethuar të gjithë zonën si dhe ekspertët mjekoligjorë. Ndërkohë shefi i policisë Carl Russell është shprehur: “Jemi në fazat e para të investigimit tonë dhe po vazhdojmë të punojmë për të zbardhur shkakun e këtij sulmi”, transmeton Shekulli.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një makinë duke u larguar me shpejtësi, menjëherë pas sulmit. Carl u bën thirrje personave që kanë parë skenën, që të tregojnë çdo gjë që kanë vënë re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz