back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaBotëSuedia/Eskilstuna, qyteti ku lypësit i duhet licencë

Suedia/Eskilstuna, qyteti ku lypësit i duhet licencë

Të ngjajshme

Xheneta provokon me këtë veshje rrugëve të Romës

Ish-finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu po vazhdon të jetë...

Çka po e pengon transferimin e Donnarummas te City?

Gianluigi Donnarumma duket se do të përfundojë një transferim...

Gjatë samitit të SCO-së në Kinë, Putin fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit...

Duhet të paguash për të kërkuar lëmoshë. Është kjo taksa e re që ka vënë administrata e Eskilstunas, një qytet në perëndim të Stokholmit, në Suedi, ku do të jetë e nevojshme një licencë për të kërkuar para në rrugë.

E vlefshme deri në 3 muaj, autorizimi që kushton rreth 23 euro, mund të merret duke plotësuar një formular (online ose personalisht në stacionin e policisë) dhe duke prezantuar një dokument identifikimi. Kush do të kapet pa këtë licence rrezikon një gjobë deri në 375 eruo.

Jimmy Jansson, këshilltar komunal socialdemokrat, ka pranuar që programi, që ka hyrë në fuqi në 1 gusht, pas pothuajse 1 viti referimesh ligjore, ka për qëllim të ‘burokratizojë’ lypjen, duke u përpjekur t’ ja bëjë më të vështirë kërkimin e lëmoshës endacakëve.

‘Të shohim ku do të na çojë kjo gjë’, ka thënë Jansson për mediat lokale, duke shtuar që sistemi i autorizimit do të ndihmojë, që personat e pastrehë dhe të tjerë që lypin, të vihen në kontakt me autoritetet lokale, në mënyrë të veçantë me shërbimet sociale. (BW)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz