back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSport“Stuhia” shqiptare është krenari, në rrugën e titullit europian me flamurin kombëtar

“Stuhia” shqiptare është krenari, në rrugën e titullit europian me flamurin kombëtar

Të ngjajshme

Zbulohet data dhe vendi i finales së Kupës së Kosovës në basketboll

Kupa e Kosovës në basketboll ka arritur në fazën...

Blendi Fevziu del me një sqarim për sherrin që i ndodhi në studio mes Buzhalës e Rexhajt

Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka dalë me...

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në...

Xhuljo Vrenozi, ose i njohur ndryshe edhe si “stuhia shqiptare”, është një nga krenaritë e mëdha që Shqipëria ka aktualisht. Sigurisht, te ne flitet vetëm për heronjtë e vërtetë, që zhurmën e bëjnë vetëm nëpërmjet punës dhe veprave.

I tillë është edhe ky boksier, që gjithmonë me krenari përfaqëson flamurin shqiptar, me dëshirën e madhe për ta valvitur atë në nivelet më të larta europiane. Këtë herë Vrenozi është duke u përgatitur për dy beteja të vërteta, që do të zhvillohen në Milano dhe Kanada. Fillimisht në fundin e muajit prill, atje ku është duke u punuar për t’u ndeshur ndaj një boksieri serb të nivelit të lartë në peshën 69 kilogram, që do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ndërsa në datën 25 maj, do të luhet në Montreal të Kanadas ndaj meksikanit Manuel Garcia.

Madje për ndeshjen e fundit, ka një interes të jashtëzakonshëm, pasi do të transmetohet edhe nga televizionet kanadaze. Aktualisht Vrenozi është duke u përgatitur në Londër dhe Milano, në dy nga palestrat më të mira Europiane. Dëshira dhe mundësia është e madhe, për të arritur në titullin europian. Vetëm para pak kohësh boksieri shqiptar ka fituar një tjetër përballje në Londër, ndërsa siç shihet edhe në foto, njeriu që e mbështet Vrenozin, John Alite, është i veshur me simbolet e Shqipërisë. Një “stuhi” e cila vjen gjithmonë papritur, për të fshirë gjithçka që i del përpara... /Shqiperia.ch/

Të Fundit

Sport

ShowBiz