back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaStudimi gjatë një dekade: Ja cili është shkaktari kryesor i vdekjes

Studimi gjatë një dekade: Ja cili është shkaktari kryesor i vdekjes

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Një studim i cili ka zgjatur plotë 12 vjet dhe ka pasur si target-grup popullsinë europiane, ka treguar se lidhja mes obezitetit, jetës sedentare (qëndruar ulur pa lëvizur shumë) dhe vdekjes është shumë e ngushtë. Për herë të parë, theksi dhe shkaku kryesor i vdekjes nuk vihet tek mbipesha, por tek mungesa e ushtrimeve fizike në mënyrë të vazhdueshme. Sipas analizave të bëra në Universitetin e Kembrixhit, pas monitorimit për mbi një dekadë të mbi 300 mijë pacientëve, ka nxjerrë shkaktar kryesor jetën sedentare (qëndruar ulur pa lëvizur shumë). Lidhja mes mungese së aktivitetit fizik dhe sëmundjeve që mund të sjellin si pasojë vdekjen, nuk është aspak e re. Përfundimi i studimit ishte se edhe mungesa e shëtitjes së përditshme mund të bëhet shkaku kryesor i krijimit të sëmundjeve të shumta që kanë lidhje me zemrën apo të sëmundjeve kanceroze. Mungesa e aktivitetit fizik sjell rritjen e masës trupore, e cila është shifra e dalë pas raportit mes kilogramëve të peshës dhe gjatësisë. Kjo masë tregon edhe mundësinë e shkaktimit të obezitetit. Ndaj, studiuesit këshillojnë kryerjen e aktivitetit fizik në mënyrë të rregullt, veçanërisht tek personat mbi 45-50 vjeç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz