BallinaLajmeDaut Haradinaj kujton Masakrën e Studimes: Historia shqiptare është e shkruar me...

Daut Haradinaj kujton Masakrën e Studimes: Historia shqiptare është e shkruar me gjak

Të ngjajshme

Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, duke e cilësuar atë si një nga krimet që shpërfaq fytyrën e vërtetë të regjimit kriminal të Serbisë.

Haradinaj ka theksuar se në këtë masakër, 116 shqiptarë civilë të pafajshëm u masakruan mizorisht, ndërsa këto dëshmi dhe krime makabre mbeten kujtesa më e fortë për atë që përjetoi kombi shqiptar në rrugën drejt lirisë.

Ai ka shtuar se historia shqiptare është e shkruar me gjak dhe se nuk do të heshtet kurrë përballë shtetit vrastar serb që edhe sot strehon kriminelë serbë.

“Në përjetësi kujtimi për martirët e Studimes dhe gjithë dëshmorët e martirët e kombit”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz