BallinaLajmeIKD synon ndryshime në Kodin Penal, Shala: Moszbatimi me dashje i vendimeve...

IKD synon ndryshime në Kodin Penal, Shala: Moszbatimi me dashje i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të trajtohet si vepër penale

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë dy dekada që nga koha kur në...

Ymeri: Grupi i WhatsApp-it dëshmon se LVV kishte agjendë partiake për import të energjisë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në...

Ky do të jetë moti në fundjavë

Nesër do të mbajë mot i vranët, me intervale...

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se do të iniciojë ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me synimin që moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilësohet si vepër penale.

Në një intervistë për Ekonomia Online, hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala tha se kjo nismë vjen si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nevojës për forcimin e sundimit të ligjit.

“Po, fillimisht, një nismë e tillë nga ajo që kemi njoftuar si IKD paraqet një veprimin e parë, veprimin fillestar për njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për inicimin e një nisme të tillë, e cila nismë mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Nismat Legjislative. Arsyet, do të thotë, pse e kemi ngritur këtë çështje kanë të bëjnë në drejtim të dy çështjeve: që është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe inkriminimi i veprimeve të akterëve politikë të cilët janë në pushtet përmes veprimeve të cilat cenojnë garën politike”, tha Shala.

Ai sqaroi se aktualisht Kodi Penal e parasheh si vepër penale moszbatimin e vendimeve gjyqësore, por kjo, sipas tij, nuk përfshin në mënyrë të qartë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Çfarë nënkupton kjo? Nënkupton se fillimisht në aspektin e parë, sa i përket zbatimit të vendimeve gjyqësore, Kodi Penal i Republikës së Kosovës e ka inkriminuar si vepër penale moszbatimin e vendimeve gjyqësore. Mirëpo, nga gjuha dhe mënyra se si është ndërtuar ajo normë dhe vetë sistemi institucional kushtetues në Kosovë tregon se kemi të bëjmë me vendime të gjykatave të rregullta dhe jo me të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai.

Sipas Shalës, në një vend demokratik nuk është paraparë që zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të kërkojë masa penale, pasi supozohet që autoritetet e zbatojnë atë pa një mekanizëm penal.

“Arsyeja, do të thotë, pse është inkriminuar në këtë formë është për shkak se në një vend demokratik nuk mendohet që nevojiten edhe masa penale për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se supozohet që autoritetet e zbatojnë atë pa një mekanizëm penal. Mirëpo, nga ajo, do të thotë, që kemi parë vazhdimisht, kemi parë se në rastin e Kosovës është ngritur nevoja që të inkriminohet edhe kjo vepër penale në mënyrë që fuqia kushtetuese e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të jetë më e madhe dhe të jetësohet në praktikë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se aspekti i dytë i nismës lidhet me barazinë në garën politike.

“Aspekti i dytë është se është shumë problematike zhvillimi i një gare demokratike dhe të barabartë nëse një akter, një parti politike mban postin ministror, postin e kryeministrit, postin e kryetarit të komunës etj., dhe duke i përdorur kompetencat dhe paratë publike krijon një disavantazh në raport me subjektet e tjera dhe kjo më pastaj krijon një garë të pabarabartë që është një prej problemeve që më pastaj cenon edhe vetë demokracinë. Për këtë arsye, përmes këtyre dy ndryshimeve tentojmë që t’i adresojmë këto dy çështje përmes një nisme legjislative nga ana e qytetarëve dhe që më pastaj çështja të trajtohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Shala.

Sa i përket procedurave të mëtejme, ai bëri të ditur se aktualisht janë në fazën përgatitore dhe së shpejti do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve.

“Ne formalisht tanimë vetëm e kemi njoftuar Kuvendin dhe aktualisht, do të thotë, jemi në fazën e përgatitjeve preliminare përkitazi me këtë iniciativë dhe presim, do të thotë, që shumë shpejt të fillojmë të kontaktojmë edhe grupe të ndryshme të interesit në atë mënyrë që të mbledhim nënshkrimet e nevojshme dhe që më pastaj i mbetet Kuvendit të radhës për ta shqyrtuar këtë projektligj. Sa i përket formave të këtij projektligji, ne kemi rekomanduar formën që ne vetë i kemi shkruar ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe që më pastaj i mbetet çështja Kuvendit të radhës për ta shqyrtuar plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe akuzat për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Shala tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët.

“Tash, e vërtetë që kemi parë akuza të ndryshme, mirëpo jo vetëm në këtë rast por edhe në rastet e kaluara kemi parë se nuk është zbatuar një vendim i caktuar i Gjykatës Kushtetuese, që siç potencova më herët, është ekuivalent me vetë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Dhe ka pasur raste, e dimë edhe vitin e kaluar, që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një aktgjykim specifik që ka theksuar se nuk është zbatuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Ai theksoi se moszbatimi me dashje i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese paraqet problem serioz për sundimin e ligjit.

“Po e përmend edhe një herë, në një vend ku sundon ligji nuk parashikohet se do të vihet në diskutim çështja e zbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhe kur themi për moszbatim të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk e kemi fjalën për çështje të vonesave të caktuara për aspektet teknike etj., që mund të penalizojnë pa të drejtë akterë të caktuar, mirëpo moszbatim me dashje i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Dhe në këtë situatë, duke e pasur parasysh se një normë e tillë realisht ndoshta nuk do të duhej të ekzistonte në një vend ku sundon ligji, mirëpo duke pasur parasysh atë se çfarë ka ndodhur në praktikë, është shfaqur nevoja, do të thotë, që këto dy çështje të adresohen përmes plotësimit dhe ndryshimit të Kodit Penal”, shtoi Shala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz