Studentët me libra, mblidhen para kishës në oborrin e UP-së (Foto)

Studentët duke lexuar libra dhe duke diskutuar, kanë për qëllim që të japin një mesazh simbolik, për siç thonë ata, rrezikimin që po i bëhet kampusit të UP-së me funksionalizimin e këtij objekti fetar, raporton lajmi.net
Edon Zeneli në emër të grupit ‘Uniteti’, thotë se qëndrimi i tyre i përbashkët është veprim studentor, që kampusi universitar të përdoret nga dhe për studentët.
“Janë ngrit zëra që ky objekt është ndërtua në kundërshtim. Politikanët tanë po e cenojnë dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne do të qëndrojmë këtu 45 min sa do të zgjas një orë mësimore dhe to vazhdojmë të lexojmë në hapësirën që i takon kampusit universitar. Kjo hapësirë është e studentëve”, ka deklaruar Zeneli.
Me grupin e studentëve janë edhe profesorë. Bekim Lumi, profesor në Fakultetin e Arteve, po konsideron se feja dhe religjioni nuk kanë çfarë të kërkojnë në hapësirën e Universitetit.
Lexo edheHajnat dështojnë të vjedhin para në një shitore në Prishtinë, kamerat kapin gjithçka (Video)
“Hapësira universitare nuk duhet të politizohet. Jemi këtu për me ritheksua të drejtën tonë për dije dhe arsim. Hapësira ju përket UP-së”, ka deklaruar Lumi.
Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës tashmë kanë rrethuar objektin e kishës.


















