back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeHajnat dështojnë të vjedhin para në një shitore në Prishtinë, kamerat kapin...

Hajnat dështojnë të vjedhin para në një shitore në Prishtinë, kamerat kapin gjithçka (Video)

Të ngjajshme

Rashford merr lajmin e keq nga bordi i Barcelonës

Barcelona do të jetë shumë aktive në merkaton e...

Ndotja e ajrit sot jashtëzakonisht e keqe, Morina: Mund të zgjasë deri në 1 javë

Profesori Ilir Morina nga Universiteti “Haxhi Zeka” ka komentuar...

“Me Bian s’kam qenë kështu”/ Toni hidhet në krahët e Benitës

Toni dhe Benita po kalojnë më shumë kohë së...

Bajrami thotë se qeveria në detyrë “po prodhon inflacion” përmes politikave të gabuara

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika ndaj...
Një shitore në Prishtinë është bërë për herë të gjashtë cak i hajnave. Pronari thotë se Policia deri më tani nuk ka bërë asgjë për të zbuluar se kush po ia thyen dyert e dyqanit gjatë natës.

Sevdail Rafunës nga Prishtina i ka dal punë mbrëmë me hajnat. Dy të panjohur ia thyen dyert e shitores me qëllim që t’ia vjedhin paratë që i ka grumbulluar Rafuna me shitjet e ditës së djeshme, raporton lajmi.net

Dy hajna i thyen dyert e shitores me forcë e pastaj kur hynë brenda, siç shihet në video, me shpejtësi mundohen të gjejnë para. Madje njëri nga ta, pasi hyn brenda shihet me një qese në dorë, i gatshëm ta mbush me para. Por do të zhgënjehet keq me vetëm disa centë.

Tjetri, në pamundësi për të gjetur gjëra të vlefshme, tenton të vjedh ndonjë pako me cigare. Por edhe këtu dështon, pasi nuk mund ta hap dollapin ku janë të vendosura cigaret.

Rafuna thotë se telefonoi Policinë e Kosovës, pas orës 2 të natës, por ata kur erdhën i thanë se në këtë kohë nuk ka hetues.

“Më than të pres deri në ora 8 të mëngjesit, pastaj do të vijnë hetuesit”, deklaron Rafuna.

Ai shton se kjo është hera e gjashtë që hajnat i thyejnë shitoren, por nuk kanë mundur t’i bëjnë dëme të mëdha pasi asnjëherë nuk len para në arkë gjatë natës.

“Nuk po di çka me bo, Policia po thotë hetimet vazhdojnë. Një herë e pata zanë njanin, por bashkë me mua, e liruan edhe atë”, pohon Rafuna.

Ai thotë se edhe videot nuk do t’i dërgoj në Polici, pasi nuk pret ndonjë rezultat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz