“Stranger Things” po thyen rekorde në Netflix
dp

Lexo edheOsman Azemi publikon foto nga spitali në Turqi, kjo është gjendja e tij (Foto)

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shpërthyer në Netflix, duke vendosur një rekord të ri me pothuajse 60 milionë shikime në vetëm pesë ditë nga premiera e tij dhe duke zënë menjëherë vendin e parë në listat e titujve më të shikuar.
Ky nuk është thjesht një performancë e mirë – është një rekord i çmendur.
U shikua më shumë se çdo serial në gjuhën angleze në javën e parë dhe mban vendin e tretë në përgjithësi, menjëherë pas sezoneve të njohura të hitit fantastiko-shkencor të Koresë së Jugut ‘Squid Game’.

Lexo edheOsman Azemi publikon foto nga spitali në Turqi, kjo është gjendja e tij (Foto)
“Stranger Things” e tejkaloi veten me debutimin e sezonit të tij të pestë.
Sezoni i katërt në vitin 2022 u hap me 287 milionë orë shikime – që në atë kohë llogaritej si rreth 22 milionë shikime.