Strakosha bën pritje të jashtëzakonshme, ia dhuron fitoren Lazios
Lazio ia ka dalë ta realizojë fitoren e dytë më radhë në Serie A falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit shqiptar Thomas Strakosha, i cili me një pritje në momentet e fundit e ruajti portën e paprekur duke i ndihmuar skuadrës së tij ta mundë Empolin 1-0 në udhëtim të dielën.
Francesco Caputo i Empolit tentoi me një goditje nga afërsia e portës në minutën e fundit të kohës shtesë, por përfaqësuesi i Shqipërisë Thomas Strakosha reagoi me një pritje fantastike duke ia mohuar golin atij dhe në këtë mënyrë ia siguroi tri pikët e radhës Lazios, raporton Gazeta Express.
Pas dy humbjeve radhazi në dy javët e para, Lazio po vinte nga fitorja e parë e sezonit ndaj Frosinones, dhe e kishte medoemos fitoren ndaj Empolit në “Stadio Carlo Castellani”.
Dhe pikërisht këtë e bëri Lazio, duke iu falënderuar Marco Parolos që realizoi gol në minutën e 42-të dhe numrit një të portës së vet, Thomas Strakoshës, që bëri pritjen shpëtimtare në fund të takimit.

Lexo edheVIDEO/ Skena që po bën xhiron e botës, lojtarët shtyjnë ambulancën
Lazio tani ka dy fitore dhe dy humbje që ia sigurojnë gjashtë pikë dhe vendin e tetë në renditjen tabelore të ligës elitare italiane. /Express/














