Stolat e cilit stadium legjendar po i vendos KF Drenica në “Bajram Aliu”
BILLI
Lexo edheEdhe një përforcim te KF Drenica (foto)
Stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj prej sezonit të ri do të marrë një pamje të re.
Kryesia e KF Drenicës ka filluar që në pjesën perëndimore të vendos stola, për t’u ofruar kushte më të mira tifozëve të saj.
Një pjesë e ulëseve të stadiumit legjendar të Suedisë “Rasunda”, kanë nisur të montohen në shkallët e stadiumit të Skenderajt “Bajram Aliu”, tre vjet e gjysmë pasi ato dhe shumë pajisje të tjera iu bën dhuratë Kosovës, me shumë bujë.
Lexo edheEdhe një përforcim te KF Drenica (foto)
Pas rrënimit të stadiumit “Rasunda” në fund të vitit 2012, pajisjet që mund të shfrytëzoheshin u sollën në Kosovë në fillim të vitit 2013 dhe nga atëherë, disa janë ndarë për klubet e disa janë mbajtur nëpër magazina të ndryshme.